Ruajtja e gomave
Gomat e stinës tjetër, të ruajtura te ne.
Nuk keni vend për to? I lini te ne pas ndërrimit dhe i merrni kur vjen stina tjetër. Terminin e ndërrimit e rezervoni online, kur t'ju përshtatet.
- 01PranimiPas ndërrimit, gomat që hiqni i regjistrojmë dhe i etiketojmë, që seti juaj të gjendet menjëherë.
- 02FletëpranimiJu jepim fletëpranimin me numrin e deponimit. Ruajeni: me të e rezervoni ndërrimin tjetër.
- 03RuajtjaSeti ruhet në depo, në vendin e vet, deri në stinën tjetër.
- 04Ndërrimi i radhësKur vjen stina, zgjidhni online ditën dhe orën me numrin e deponimit dhe targën, ose me 4 shifrat e fundit të telefonit.
Numri i deponimit
Gjithçka nis nga fletëpranimi.
Numri i deponimit është në krye të fletëpranimit që merrni kur i lini gomat. Me të dhe me targën e veturës, ose me 4 shifrat e fundit të telefonit që na keni dhënë, e shihni çka keni te ne dhe zgjidhni orarin e ndërrimit.
Pas rezervimit merrni një lidhje. Ruajeni: me të e shihni, e ndryshoni ose e anuloni terminin.
Rezervo terminin
Pyetje
Pyetjet që na bëni më shpesh.
A mund ta ndryshoj ose ta anuloj terminin?
Po. Pas rezervimit merrni një lidhje: me të e ndryshoni ose e anuloni terminin deri në afatin që ju tregon forma. Pas afatit na telefononi.
E kam humbur fletëpranimin. Çka të bëj?
Na telefononi. Deponimin e gjejmë edhe me targën ose me emrin tuaj, dhe ju themi numrin.
A mund të rezervoj online edhe pa goma të deponuara te ju?
Rezervimi online është për gomat që i keni te ne. Për montimin e gomave të reja ose për punë tjetër, na telefononi.
Forma thotë se rezervimi online nuk është i mundur për deponimin tim.
Kjo ndodh kur deponimi është shumë i vjetër ose duhet kontrolluar para ndërrimit. Na telefononi dhe e rregullojmë terminin bashkë.